Fifi ka folur së fundmi me Granitin në lidhje me miqësinë që ka pasur me Semin jashtë shtëpisë së Big Brother. Ajo është shprehur se gjithmonë i ka ndenjur pranë, por kjo nuk është kthyer njësoj nga ajo.
Gjithashtu, Fifi ka treguar edhe momentet e vështira të Semit. Sipas këngëtares, Semi prej disa muajsh nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool.
“Kam pas koncert dhe e kam marrë me vete. Me muaj nuk kishte ngrënë bukë. Vetëm me alkool dhe cigare”, ka treguar Fifi.