Një oficer policie u godit me thikë në qytetin jugor francez të Kanës të hënën në mëngjes, sipas ministrit të brendshëm të Francës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë sulmit agresori ka thirrur “Në emër të Profetit”.
Oficeri, i sulmuar teksa ishte në timonin e një automjeti, u shpëtua falë jelekut të tij antiplumb, thanë burimet policore për AFP.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha në Twitter se po shkonte në vendngjarje.