Home AKTUALITET Vrasja e 26-vjeçarit në Elbasan, motra e autorit të dyshuar tregon dinamikën...

Vrasja e 26-vjeçarit në Elbasan, motra e autorit të dyshuar tregon dinamikën e ngjarjes

42

Rrëfimi i 14-vjeçares:

“Unë nuk e dëgjova familjen time dhe ikja nga shtëpia, ikja nga institucionet, pjesa e sherrit me vëllezërit Kovaci kishte ndodhur edhe më parë. Ata i thoshin vëllait se kemi mesazhe, kemi video. Ishin tek sporti i vjetër biseduam për pak minuta aty erdhi vëllai im, e shoh të inatosur dhe filluan ofendonin nga dy palët. Pjesë kur ndodhi sherri ishte edhe shoku i dy vëllezërve që u thotë çfarë ke me motrën time.

Vëllai bën një hap pas dhe nxjerr thikën. Mikeli donte të ikte dhe punë sekondash e godet dhe ikin kurse Florenci ngel aty sepse Arditi e goditi nga krahu i zemrës. Pas ngjarjes më thotë vëllai shko në shtëpi i them gjyshes, kurse vëllai e kishte lënë Florenc Kovaçin tek pallati, shkoi e lau thikën e vendosi në vend të vet. Më pas Arditi mori në telefon mamin dhe i thotë cfarë kishte bërë.

Flemë gjithë natën dhe po prisnim policinë që ta merrte Arditin. Gjithçka që u bë u bë unë jam e vetëdijshme, më prek vetëm ajo e vëllait që jemi rrit por edhe ajo e personit që vdiq sepse e pashë me sytë e mi, edhe të plagosurin e pashë me sytë. Është e vërtetë që kam marrë lëndë narkotike me dy vëllezërit, më shumë kam përdorur me Mikel Kovaçin. Në fillim preferova vet pastaj i thash boll më se nuk ka lezet. Por asaj hapen fjalë në qytet. Nga autoritetet nuk kërkoj asgjë sepse thelbi isha unë pastaj pjesa tjetër që kishin hyrë në konflikt Milek Kovaçi kishte hyrë. Kërkoj që të lehtësohet situata për vëllain tim”, tregon vajza e mitur.