Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu po fliste në sallën e kuvendit për rishikimin e buxhetit 2021 dhe po kritikonte borxhet e mëdha që ka marrë qeveria, kur Kryeministri Edi Rama nuk e ka mbajtur veten por ka shpërthyer në të qeshura.
Në nisje të fjalës së tij, deputeti Agalliu i është përgjigjur dhe Taulant Ballës i cili bëri ironi me opozitën, duke i thënë të përgatiten për zgjedhjet e 2029 se ato të 2025 i kanë të humbura, si edhe i kërkoi me ironi Bashës që të vijë të flasë në Foltoren e Parlamentit në mungesë të Foltoreve të tjera.
Agalliu i kërkoi Ballës të mos bëjë ironi me demokratët në parlament apo në Foltore, pasi janë demokratë të ndershëm që kërkojnë një vend më të mirë për fëmijët e tyre. (Lexo edhe)
Arbi Agalliu: Ironirat lini mënjanë sepse në foltoren këtu apo atje ka demorkatë të ndershëm që kërkojnë një vend ku të rrisin fëmijët e tyre. Ironira këtu nuk besoj se është vendi. Vijmë këtu për një akt normativ që përkthehet në pamundësi për të parashikuar saktë. Nuk jemi 6 muaj pas tërmetit dhe pandemisë por shumë më tepër, ccka krijon kushtet e nevojshme për të parashikuar saktë. Për ccfarë do shpenzohen paratë e eurobondit? Ministren e Shendetesise e pyetëm sa mjeke dhe infermiere janë larguar dhe nuk u përgjigj? E pyeta ministren e Financave pse ka interval nga 500 deri 700 milioën dhe më tha të shohim si do jetë ecuria në tregje. Nuk është momenti për të thënë e rrisim borxhin duke u bazuar në këtë gjë por të dali ministrja të thotë pse po rritet.