Microsoft ka krijuar një version të ri të Windows 11 të dizenjuar tërësisht për studentët dhe shkollat. Ky version do të quhet Windows 11 SE dhe do të vijë tek të gjithë laptopët low-cost. Në këtë mënyrë Windows 11 SE do të jetë një rival direkt i laptopëve mjaft popullorë për studentët që përdorin sistemin operativ Chrome OS.
Ky sistem operativ ndjek një drejtim të ri të versionit të Windows për shkolla, dhe është disi i ngjashëm me idenë fillestare të Windows 10X para se ai të eleminohej. Windows 11 SE sigurisht od të jetë i optimizuar për të gjithë aplikacionet Windows, si Microsoft Edge dhe Office, por jo vetëm.
“Windows 11 SE suporton dhe aplikacione të palës së tretë, si Zoom dhe Chrome, pasi ne dëshirojmë që t’i japim studentëve mundësi që të punojnë me produktet që funksionojnë më së miri për ta.” tha drejtuesja e marketingut të edukimit në Microsoft, Paige Johnson.
Shumica e ndryshimeve në Windows 11 SE janë tepër të vogëa, përjashtuar këtu mungesën e Microsoft Store. Përgjatë 18 muajve të fundit kompania ka diskutuar me mësuesit dhe nxënësit dhe nëpërmjet feedback-ut të marrë ato kanë arritur të krijojnë një eksperiencë “të re” për to.
Ky sistem operativ do të jetë i pranishëm vetëm në laptopët loë-cost që shiten në shkolla. Acer, Asus, Dell, Dynabook, Fujitsu, Hp dhe Lenovo kanë konfirmuar se do të krijojnë laptopë që përdorin Windows 11 SE në muajt në vijim.