Vila quhet “Elements” dhe reperi Drake e zgjedh shpesh për të pushuar. E si të mos e zgjedhë?
Vila luksoze kap vlerën e 65 milionë dollarëve dhe është rinovuar plotësisht gjashtë vite më parë. Në oborrin e saj ndodhet një ulli 150-vjeçar dhe vila përbëhet nga shtatë dhoma gjumi dje 14 tualete. Mobiliet janë punuar me shije nga marka luksoze italiane ‘Minotti’. Ka pajisje elektroshtëpiake ‘Gaggenau’ në kuzhinën kryesore si dhe një kinema ku hyhet përmes një shkalle spirale. Po ashtu, të gjithë mund të shijojnë edhe një xhakuzi në tarracë.
Arkitektët thonë se dekorimi i dhomës kryesore të ndenjes është frymëzuar nga çelësat e pianos. Vila është shitur për herë të fundit në vitin 2014 për 15 milionë dollarë. Natyrisht, vlera e saj është rritur ndërkohë.
Rikujtojmë se pas tragjedisë së ndodhur në koncertin e Travis Scott “Astroworld Festival”, ku mbetën të vdekur 8 persona dhe 13 të plagosur, mësohet se Scott dhe Drake janë paditur për ngjarjen që ndodhi.
Travis Scott dhe Drake mund të paguajnë miliarda dollarë dëmshpërblime pasi u njoftua një proces gjyqësor që përfshin 68 persona të plagosur në festivalin me tetë të vdekur, Astroworld.
Avokati i Powerhouse Texas, Thomas J. Henry, babai i të dashurës së Liam Payne, Maya Henry, thotë se ai po kontaktohet nga më shumë njerëz orë pas ore.
Tetë persona u vranë në stadiumin NRG të premten mbrëma, më shumë se 300 njerëz morën trajtim në një spital fushor urgjent të ngritur atje, 11 të tjerë pësuan arrest kardiak dhe dhjetëra të tjerë ranë pa ndjenja.
“Gjithnjë e më shumë viktima të plagosur po kontaktojnë firmën time çdo orë. Ndërsa ne të gjithë jemi ende duke punuar për të kuptuar shtrirjen e plotë të tragjedisë Astroworld, unë besoj se dëmet e pësuara nga viktimat e saj mund të arrijnë në miliarda”, tha Henry.
Midis klientëve të tij është 23-vjeçari koncertist Kristian Paredes, padia e të cilit akuzon Scott dhe Drake për ‘nxitje të kaosit’ në ngjarjen në Hjuston të premten mbrëma. Banori i Teksasit, Paredes thotë se ai mbeti ‘i plagosur rëndë’ dhe po kërkon 1 milion dollarë për të mbuluar shpenzimet e trajtimit të tij shëndetësor.
Padia akuzon gjithashtu superyllin kanadez të repit Drake, i cili iu bashkua grupit kryesor të Scott-it, se ka kontribuar në nxitjen e fansave për t’u shtyrë drejt skenës.