Gjatë këtij prezantimi do të shfaqen tre stenda të cilat do të prezantojnë 3 dhjetvjeçarë të ndryshëm gjatë së cilëve bota e video-lojërave ka avancuar jashtë mase.
“Një xhevahir i ngulitur në brendësi të Milan Games Week.”. E ka përshkruar me këto fjalë praninë e Intel Romano, CEO i Fandango Club Creators.
Në qendër të zonës, mes dy sektorëve të Intel Esport Show, Intel ka ngritur një showcase që na çon pas në kohë, na tregon gjendjen ku jemi dhe na tregon të ardhmen e PC gaming.
Stenda e parë do të përshkruajë një gaming PC të viteve ’90, e cila do të ndiqet më pas nga stendat e tjera që do të përfaqësojnë PC gaming në vitet ’00 dhe në të ardhmen.
Gjithashtu Intel ka dedikuar dhe një hapësirë për mikroçipin e parë të shfaqur në treg, i cili quhet Intel 4004 dhe në datën 15 nëntor të këtij viti do të mbushë 50 vjeç.