Replika të forta janë shënuar në Kuvend mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ku nuk kanë munguar as fyerjet direkte dhe personale mes tyre.
Shkak për këtë është bërë etiketimi që kryeministri Edi Rama i bëri deputetes Jorida Tabaku, si ‘balonë tabake’, që sipas Bashës është një fjalor i shthurur, i cili duhet të jetë i ndaluar në Kuvend.
Rama: Sa e ka Serbia TVSH-në për imputet bujqësore, sa i ka Kosova, sa i ka Mali i Zi, ose pyet atë në krah se ajo ti jep shifrat ty, vetëm se ti jep si balonë tabake. Asnjë problem etik nuk ka këtu, balonat janë objekte që kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël, balon tabaket janë më lartë në nivel.
Basha: Është e disata herë që ky person vjen dhe fyen personalisht deputetët e opozitës, zonja që ti iu referove është doktoreshë shkencash, kur ti bridhje poshtë urës së Parisit, është diplomuar në një nga Universitetet më të mira të Londrës, kujdes me ne, vijmë nga universitetet më të mira, nuk vimë ne nga llumi i Senës, ti je prodhim i gropës së Ajdin Sejdisë.
Se ata që të takojnë për protokoll, nuk të thonë atë që mendojnë, këto që të thashë ti i di fare mirë, fjalorin e shteruar ruaje për shtëpinë tënde, nëse me këtë edukatë rrit fëmijët e tu. Mbaje gojën, ti je një bosh, je një zero, je një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja, ti je shpagesa për mëkatet e etërve tanë, dhe të PD.