Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka goditur dy persona në Rrugën e Kavajës.
Mësohet se D. M, 30 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me sende të forta pronarin e një dyqani dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.