Ditën e sotme vajza e një pacienti të infektuar me koronavirus, ka akuzuar publikisht përmes mediave se babait të saj i kanë humbur sendet personale, gjatë kohës që ai është transferuar nga spitali COVID 1, te COVID 3.
Qytetarja u shpreh se sendet që mungojnë janë një unazë dhe portofoli, që sipas saj ka para brenda. Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar dhe QSUT.
Reagimi i QSUT-së: Pershendetje te nderuar,
Me poshte nje sqarim per mediat lidhur me intervisten e dhene sot nga nje zonje qe pretendonte se i ishin vjedhur sendet e babait.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të akuzave të hedhura nga një zonjë sot në oborrin e spitalit, mbi sendet personale të të atit, dëshiron të sqarojë publikun si vijon:
Pacienti R. V është paraqitur në Urgjencën e Shërbimit Infektiv më dt 14 Shkurt 2021 në orën 12:45 dhe regjistruar në regjistër me nr 990.
Në Urgjencë, në zbatim të Urdhrit nr. 44 pacientit i hiqen të gjitha sendet me vlerë dhe ruhen në vendin e paracaktuar në Urgjencë sipas proces verbalit dhe transferohet në pavion në kat 3.
Në dt 15 Shkurt 2021, në orën 17:23 në zbatim të urdhrit për transferim sipas listës respektive referuar nga Shefja e Sherbimit, pacienti R. V transferohet nga kati 3 i Shërbimit Infektiv-Njësia Covid 1 për në Njësinë Covid 3 -Zona B (shtrimi nr 14 në listën e transferimeve).
Në pavion dorëzohet me proces verbalin përkatës.
Sot më dt 16 shkurt 2021 paraqitet një zonjë e cila prezantohet si e bija e pacientit për tërhequr sendet personale.
Kryeinfermierja i kërkon kartën e identitetit të cilën nuk e kishte me vete. Zonja në fjalë rikthehet e pajisur me kartë identiteti dhe paraqitet tek Kryeinfermierja e Urgjencës Infektiv e cila i dorezon sendet personale të dëshmuara dhe në procesverbalin e firmosur nga vetë ajo.
Njoftojmë qytetarët se pranë Drejtorisë Qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndodhet Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, ku ata mund të drejtohen për çdo paqartësi dhe ku do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm.
Faxweb