Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, dje (16 nëntor).
Një 48-vjeçar i shtruar në një spital të Romës,pasi ishte i infektuar me Covid-19, u kthye në shtëpi pa lejen e mjekëve dhe sulmoi të birin e tij 10-vjeçar, duke e goditur me thikë për vdekje.
Sipas informacioneve të deritanishme , krimi mund të jetë një akt , nëpërmjet të cilit autori ka tentuar të hakmerret ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijës së tij.
Vrasësi i fëmijës ishte njoftuar nga një vendim gjykate, që i ndalonte të afrohej me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.
“Nëna e fëmijës është në gjendje shoku. Kur u kthye në shtëpi, gjeti fëmijën e saj të vdekur dhe ish-bashkëshortin pranë tij, në shtrat”, raportojnë mediet italiane.
Mësohet se autoritete italiane po kërkojnë nëse autori ishte nën efektin e lëndëve narkotike