Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar rrugën e pazakontë të përuruar sot nga kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.
Teksa ka publikuar në Facebook foto nga rruga shkruan: “Hapu dhe!”
“Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, Bashkia Bulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës” – shkruan Alla në Facebook.
Kanë qenë të shumtë komentuesit në faqen e Allës që e kanë kritikuar ose tallur kryebashkiakun e Bulqizës.
Sikurse mund të shihet, rruga ka vetëm dy rripa betoni për të kaluar makina dhe asnjë element tjetër që i përngjan një rruge normale.