Kryeministri Edi Rama shpërndan “medalje të arta” për studentët ekselentë:
Dua ta mbyll këtë fjalë të shkurtër duke falenderuar prindërit tuaj të cilët qofshin të kamur apo të varfër ndjej një respekt të madh për ta. Uroj që ju të vazhdoni në këtë rrugë dhe të shkoni akoma më lart por pa prindërit dhe mbështetjen e tyre ju nuk do ishit këtu sot. Kjo që keni arritur do ju shërbejë për të mos pasur asnjë frikë për ëndrrat më të mëdha të mundshme. Për ju të gjitha këto përpjekje të kurorëzuara me medalje të arta është prova se asgjë nuk është e pamundur nëse njeriu angazhohet për të realizuar dicka.
Ndërkohë që të gjithë shohin ëndrra me sy hapur, jo të gjithë janë në gjendje ti ndjekin ato sepse sa më të mëdha të jenë ëndrrat, aq më të mëdha do jenë përpjekjet dhe gëzimi dhe forca për të mos u dorëzuar se nuk ka një rrugë të drejtë ndaj një ëndrre por një rrugë plotë të papritura dhe të tatëpjeta.
E kanë sjellë herë pas here shembullin e Ermonela Jahos të cilët ju me siguri e keni dëgjuar sepse janë prototipe të të njëjtit shembuj të cilët kanë parë një ëndërr që të cilët mund t’I bëjë të qeshin dhe të tallen me ëndërrimtarin. Prindërit ishin shumë të shqetësuar për shëndetin e tij, natyrisht që ajo nuk dukej si ëndrra e pabazuar e një fëmije.