TIRANË,- Kryeministri Edi Rama deklaron se “siç ia dolëm me rimëkëmbjen pas tërmetit, ashtu do ia dalim edhe vaksinimin e të gjithë qytetarëve”.
Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit, për të gjitha ato familje dhe për Tiranën, Durrësin, Kurbinin, Krujën, Vorën, Kamzën, Lezhën, Mirditën, Kavajën, Rrogozhinën e krejt Shqipërinë”, shprehet Rama.
Kreu i Ekzekutivit thekson se “po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po”.
Top channel