TIRANË- Një grabitje ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të vona të natës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslim Keta”.

Mësohet se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel