Curtis Jones është një nga talentet dhe lojtarët me premtues të Liverpool. Ky sezon do të ishte viti i shpërthimit të tij por fatkeqësisht ai do të jetë jashtë ndeshjeve të ardhshme.
20-vjeçari nuk do të përballet me Arsenalin këtë fundjavë si fillim, dhe as kundër Atléticos apo West Hamit në duelet e ardhhme dhe arsyeja nuk është një problem muskulor apo një dëmtim i zakonshëm i një futbollisti, por krejt e kundërta.
Një gisht në sy gjatë një prej seancave stërvitore të skuadrës angleze i ka shkaktuar lojtarit një problem shumë delikat dhe të rëndë për momentin ku ai ka humbur shikimin në njërin sy. Një situate e tillë ka vënë në vështirësi edhe trajnerin e “The Reds” i cili shpjegon gjendjen e lojtarit.
“Mendova se si trajner kisha parë lloj-lloj dëmtimesh, por ky është një nga më të çuditshmit. Ai ka qenë me fat, me shumë me fat sepse të gjithë e dimë që me shikim dhe sy nuk ka shaka. Ai është pak më mirë, thjesht nuk e lëmë të bëjë disa gjëra derisa mjekët të na japin dritën jeshile. Shikimi i tij tashmë është duke u rikuperuar, por edhe syri i lënduar është ende duke u rikuperuar”, tha tekniku gjerman.
Mjeku që po e trajton, Jim Moxon, tha se ajo që i ndodhi 20 vjeçarit është një dëmtim jonormal dhe fatkeq.
“Gjëja më e rëndësishme është që shikimi të mos dëmtohet përgjithmonë dhe të mos vuajnë pasi të shërohet plotësisht, por duhet t’i japim kohë dhe të presim disa javë. Ne nuk mund të përcaktojmë kohëzgjatjen e rikuperimit të tij, por mund të gjejmë mënyra të tjera për të trajnuar formën e tij ndërkohë”.
Mungesa e Jones ka prishur edhe planet e Klopp për treshen e tij të mesfushës pasi do t’i jepte shanse në ndeshjet e radhës.