Mungesa e vitaminës E është rezultat i ushqyerjes së keqe ose përthithjes problematike të ushqyesve.

Kjo vitaminë luan një rol thelbësor në funksionin e nervave,muskujve dhe imunitetit.

Ajo shërben edhe si antioksidant për ta mbrojtur trupin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, pjesa më e madhe e të rriturve ka nevojë për 15 mg vitaminë E në ditë.

Gratë lehonë kanë nevojë për 19 mg vitaminë E në ditë.

Problemet Që Shkakton Mungesa E Vitaminës E

Dobëson Imunitetin

Një imunitet i dobët e bën organizmin një shënjestër të lehtë të të ftohurës, kollës, sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksioneve urinare.

Problemet Me Tretjen

Kur vitamina E mungon si pasojë e nivelit të pamjaftueshëm të përthithjes së ushqyesve, ajo shkakton probleme me stomakun.

Problemet Me Muskujt

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, mungesa e vitaminës E pengon shërimin e qelizave të muskujve.

Nëse ky fenomen është afatgjatë, atëherë muskujt bëhen shumë të dobët dhe jo funksionalë.

Problemet Me Sytë

Vitamina E i mbron sytë nga radikalet e lira.

Këto të fundit rrisin rrezikun e dëmtimit të shikimit dhe formimit të perdes së syve.

Anemia

Në rastin e fëmijëve të lindur para kohe, mungesa e vitaminës E shkakton anemi.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=228&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Rruazat e kuqe të gjakut shkatërrohen me një ritëm më të shpejtë se ai i formimit të tyre.

Një gjë e tillë zgjidhet falë suplementëve të vitaminës E.

Dëmtime Nervore

Mungesa e vitaminës E shkakton dëmtime nervore.

Njerëzit e prekur prej saj nuk i ndiejnë krahët dhe këmbët ose i kanë të mpira.

Anormali të kockave

Njerëzit që preken nga mungesa afatgjatë e vitaminës E mund të preken nga anormalitë e kockave dhe vështirësi në zhvillimin e tyre.

Kjo pasohet nga vështirësi në ecje apo qëndrim.

Vitamina E mund të merret nga një sërë burimesh bimore të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.

Suplementët mund të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ushqimet ku mund ta gjeni

Kivi, drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, farat e pishës, bajamet, gjalpi i kikirikut, bajamet, vaji i bajames, vaji i lajthisë janë të pasura me Vitaminë E.