Kjo taktikë nuk është e re, mirëpo e veçanta e rastit në Kroaci qëndron në madhësinë e farave, të cilat kanë madhësinë e një topi golfi dhe lëshojnë ingredientë për të formuar një mikro-ambient për farën që të zëjë rrënjë, thonë krijuesit e saj.

“Përveç farës së lisit, në këtë paketim ne fusim dhe rërë, bar, argjilë dhe spec djegës.” tha Goran Ladisic, një nga drejtuesit e kompanisë Magic Forest që po drejton këtë projekt. “Ne e vendosim specin djegës pasi në këtë mënyrë kafshët e egra (në rastin e lisit janë derrat e egër) nuk do të ushqehen me farat.”

Zjarret e zhvilluara gjatë sezonit të verës në Kroaci dogjën sipërfaqje të mëdha tokash, dhe në këtë mënyrë do të arrihet rezultati më i mirë në më pak kohë.

fghvjb.png

“Ne zgjodhëm këtë metodë inovative pasi ne kemi patur shumë zjarre në zonën tonë, më i madhi në 2009, dhe bimët që po rriten tani janë vetëm shkurret e ulëta.” tha Tihomir Budanko, kryetari i bashkisë së Promina.

Kjo sipërmarrje ka qenë në zhvillim e sipër gjatë 2 viteve të fundit. Ladisic tha se sipas testimeve, më tepër se 40% e farave të shpërndara kanë arritur të zënë rrënjë. Ivan Vidakovic, i cili drejton fluturimet me dron, tha se përdorimi i 4 apo 5 dronëve për 8 orë bën të mundur shpërndarjen e farave në 10 hektarë.