Manchester United është në kërkim të trajnerit të ri.

Humbja 4-1 ndaj Watford ishte e kulmi i durimit për drejtuesit e “Djajve të Kuq” të cilët morrin vendimin për të shkarkuar Ole Gunnar Solskjaer. Djajtë e kuq po shikojnë me imtësi çdo opsion të mundshëm të trajnerit të ri, teksa janë refuzuar nga tekniku francez Zinedine Zidane, i cili aktualisht është pushim.

Sipas “BBC Sport” raportohet se ish-trajneri i Real Madridit dëshiron të jetë në krye të PSG-së që aktualisht ndodhet Mauricion Pochettino.
Kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse Pochettino vendos të largohet nga drejtimi i gjigantëve francez. Sipas “Daily Mail” tekniku argjentinas nuk ka preferuar të marrë një shtëpi me qera, teksa jeton në hotel dhe familja e tij ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Një opsion ngelet që Pochettino të marrë drejtimin e Manchester United dhe Zidane të ulet në pankinën e PSG.