Vetëm disa orë pasi u votua si kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen.
Kjo është bërë e ditur nga media të huaja, botërore, të cilat shkruajnë se arsyeja ishte një mosmarrëveshje për planet buxhetore të koalicionit të tyre të pakicës.
Ndryshe, Magdalena Andersson është zgjedhur kryeministre e Suedisë pasi mori miratimin nga parlamenti, duke u bërë kështu kryeministrja e parë femër në vend; duke zëvendësuar Stefan Lofven si lider të socialdemokratëve të qendrës së majtë.https://player.vimeo.com/video/619458578?autoplay=1&loop=1&autopause=0&muted=1
Magdalena Andersson u shpall si udhëheqëse të mërkurën, por dha dorëheqje pasi partneri i saj i koalicionit u largua nga qeveria dhe buxheti i saj nuk kaloi në parlament. Në vend të kësaj, parlamenti votoi për një buxhet të hartuar nga opozita, i cili përfshin të djathtën ekstreme kundër emigrantëve, raporton bbc.
“Unë i kam thënë kryeparlamentarit që dëshiroj të jap dorëheqje”, tha para gazetarëve Andersson.
Ajo shtoi se shpresonte të bëhej sërish kryeministre, por që qeverinë ta udhëheq vetëm një parti.
“Ekziston një praktikë kushtetuese që një qeveri koalicioni duhet të japë dorëheqje kur një parti tërhiqet”, tha socialdemokratja duke shtuar se “Nuk dua të drejtoj një qeveri, legjitimiteti i së cilës do të vihet në dyshim”.
Njëqind vjet pasi grave suedeze iu dha e drejta për të votuar, liderja 54-vjeçare socialdemokrate u duartrokit në këmbë nga deputetët.
Zgjedhja e saj në krye të një qeverie të pakicës pasoi pas një marrëveshje të partive të majta të opozitës, në këmbim të pensioneve më të larta për shumë suedezë. Ajo siguroi gjithashtu mbështetjen e partnerit të koalicionit, të Gjelbërve, si dhe të partisë së Qendrës.
Suedia është i vetmi vend nordik që nuk ka zgjedhur kurrë më pas një grua si udhëheqëse kombëtare. Zhvillimi shënoi një moment historik për Suedinë, e parë për dekada si një nga vendet më progresive të Evropës, kur bëhet fjalë për aspektin gjinor, por që ende nuk kishte një grua në postin kryesor politik.
Një ish-kampione noti për të rinj nga qyteti universitar i Uppsala, ajo filloi karrierën e saj politike në vitin 1996 si këshilltare politike e kryeministrit Goran Persson