Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.