Idea e shitjes së fytyrës tuaj tek një robot mund të duket si një histori e inspiruar nga episodet e Black Mirror, mirëpo së shpejti kjo gjë mund të jetë reale.
Prodhuesi i robotëve Prombot po kërkon të gjejë një fytyrë për robotin e saj humanoid, i cili do të përdoret në hotele, qendra tregtare dhe aeroporte duke filluar nga 2023. Për të bindur vullnetarin, kjo kompani ofron $200,000, të cilit do t’i duhet të transferojë të drejtat e përdorimit të fytyrës së tij përgjithmonë.
Robotët e kësaj kompanie po përdoren në 43 shtete dhe po veprojnë si ndihmës të administratorëve, konsultorëve dhe guidave.
Prombot tregon: “Kompania jonë po zhvillon teknologji në fushën e njohjes së fytyrës, së folurës, navigimit autonom, inteligjencës artificiale dhe në fusha të tjera të robotikës. Që nga 2019, ne kemi prodhuar robotë humanoid për tregun. Klientët tanë të rinj kërkojnë që të nisin një projekt në shkallë të madhe, dhe për këtë arsye ato duan të liçensojnë një pamje të robotit për të shmangur vonesat ligjore.”
Në fushatën e fundit, kompania tregoi se po kërkonte për “një fytyrë miqësore dhe të mirë” për ta përdorur në një asistent robot humanoid. Ato nuk e kanë shpjeguar arsyen se pse kërkojnë të përdorin një fytyrë reale, kur mund të përdorin një fytyrë të gjeneruar në kompjuter si roboti i famshëm Sophia