Xhaketat e lëkurës janë nga ato veshje që s’dalin kurrë nga modë. Mund t’i kombinoni me xhinse, atlete, fustane, funde dhe çizme, mundësitë janë të pafundme dhe varen nga stili i gjithkujt. Por, e dini që disa njerëz e kanë të ndaluuar t’i përdorin.
Autoritetet në Korenë e Veriut i ndalojnë dhe i dënojnë banorët që veshin xhaketë lëkure, duke thënë se është mungesë respekti të imitohen zgjedhjet e modës të liderit të vendit Kim Jong Un, thanë burime në vend për RFA.
Palltot prej lëkure u bënë të njohura në vitin 2019 pasi Kim u shfaq në TV i veshur me një të tillë. Në fillim, palltot prej lëkure të vërteta të importuara nga Kina u morrën nga njerëz të pasur që mund t’i përballonin ato, por së shpejti prodhuesit e veshjeve filluan të importonin lëkurë false për t’i prodhuar në vend.
Së shpejti, pothuajse çdo treg i Koresë së Veriut po i shiste dhe shumë të rinj mund të shiheshin duke veshur veshjet e tyre prej lëkure artificiale. Për t’i ndalur imitimet e lira dhe imituesit e lirë që i veshin ato, policia e mirëfilltë e modës patrullon rrugët për të konfiskuar xhaketat nga shitësit dhe qytetarët.