Gëzuar të gjithëve festën e Flamurit, ditën e Pavarësisë. Gjithë shqiptarëve kudo që janë Shqipëri, Kosovë dhe të gjitha territoret ku banojnë në këtë rajon dhe në gjithë botën ku janë spostuar dhe mbeten me zemrën që ju rreh për Shqipërinë, për flamurin kuq e zi të Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit. Vlora ka historinë e saj sa i përket transportit ajror. Në Vlorë është ndërtuar shkolla e parë e aviacionit në Shqipëri. Ndërsa këtu ku jemi sot është ndërtuar Aerodromi. Sot fillojmë një projekt të ri me një mik të ccmuar tonin. Një personalitet i cili me veprat e tij e ka ccuar emrin në shumë vende të botës. Një njeri të cilin kam nderin ta konsideroj dhe mikun tim, Bacën Behgjet, që e falenderoj shumë në përfshirjën në këtë aventurë të përbashkët, sepse për hir të vërtetës, kjo për të ardhur në këtë ditë ka qenë më e vështira. Për dreq qëlloi që të ishte një punë që të bëhet në Vlorë dhe mua mu desh të përballoj padurimin e vlonjatëve, që dihet se janë kampionët e padurimit në të gjithë universin shqiptar. E për dreq na u fut në mes pastaj pandemia që më së shumti goditi sektorin e aviacionit. Më në fund u bë e mundur tëe gjendet forca e duhur për ta ccuar përpara këtë projekt të madh që është forca e Behgjet Pacollit.
Home AKTUALITET “Vlonjatët janë kampionë të padurimit”, Kryeministri Rama mallkon nga Vlora 2 herë...