Në kohët e mëvonshme, livanda u bë një shtesë e banjës në disa rajone, duke përfshirë Persinë e lashtë, Greqinë dhe Romën.
Livanda dhe pagjumësia
Livanda dikur rekomandohej për njerëzit që vuanin nga pagjumësia ose çrregullime të tjera të gjumit. Njerëzit mbushnin jastëkë me lule livande për t’u ndihmuar që të pushonin më mirë. Sot, hulumtimet sugjerojnë se thithja e aromës së livandës mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Një studim i vitit 2015 zbuloi se njerëzit që përdornin aromaterapi me livandë ndiheshin të freskët pas zgjimit.
Livanda dhe depresioni
Një studim i vogël i vitit 2016 mbi gratë pas lindjes zbuloi se aromaterapia me livandë parandalon stresin, ankthin dhe depresionin pas lindjes. Të moshuarit që pinin çaj livande dy herë në ditë për 2 javë në një studim të vogël të vitit 2020 përjetuan nivele më të ulëta ankthi dhe depresioni, shkruan Healthline.