Është e zakonshme të zgjedhësh emrin e fëmijës para se të lindë.

Shumica e prindërve, nëse nuk e zbulojnë më parë se çfarë gjinie është fëmija i tyre, kanë dy lista të mbushura me opsione të mundshme.

Është një vendim i madh – por prindërit me përvojë e dinë se është më mirë të kesh disa emra që të pëlqejnë, pasi planet mund të mos shkojnë sic duhet.

Një çift kishte planifikuar të thërriste djalin e tyre Michael – derisa rezultuan të ishin një vajzë, duke i shtyrë ata të gjenin një opsion tjetër.

Por ata kanë vazhduar ta quajnë si pseudonim Michael, të cilin gruaja tashmë 40 -vjeç e ka me shume qejf por kjo gjë acaron në maksimum bashkëshortin.

“Prindërit e saj kishin zgjedhur emrin Michael për të, por ja që nuk rezultoi ashtu, unë nuk dua që njerëzit ta thërrasin ashtu. Në fillim kur e takova me=ë bëntë për të qeshur dhe nuk e mora shumë seriozisht, tani është e bezdisshme.

E pyeta nëse ajo mund të ndalojë përdorimin e pseudonimit ose të kalojë në një pseudonim femëror si Michelle por ajo më goditi me shpulllë dhe kjo gjë po shkatërron martesën tonë.

Dikush madje më pyeti nëse gruaja ime është trans”-u shpreh burri.

Ai rrëfen në Reddit se pas debateve të forta për pseudonimin e saj ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dëshiron ti përgjigjet telefonatave të tij.