Home ELBASANI SOT Përmbytjet në Elbasan

Përmbytjet në Elbasan

138

Në Elbasan njoftohet se si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, bashkia Elbasan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore. Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës. Nga qarqet e tjera të vendit, sipas Emergjencave Civile nuk janë raportuar probleme për shkak të kushteve të motit