Dy tërmete me magnitudë 5.1 dhe 4.1 të shkallës Rihter kanë tronditur banorët e ishullit grek, Ikaria, mëngjesin e sotëm, 30 nëntor.
Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i ndodhur në orën 06:00 ka pasur thellësi prej 17.5 km dhe epiqendër 20 km në veriperëndim të Ikarias.
Pak minuta më vonë në orën 06:09, u regjistrua një dridhje e re sizmike, me madhësi 4.1 Rihter.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, ose të lënduar.