Nga:Erion Murataj
Ç’na bëre Enver!
U desh një mesazh në Komisionin e Sigurisë Kombëtare I deputetit Bujar Çela që të zbehej dhe të venitej shkëlqimi I festës dhe padyshim drita e prozhektorëve e fokusuar në Foltoren prej më shumë se një muaji. Enver Hoxha kjo figurë aspak e lavdërueshme e historisë së diktaturës arriti edhe një herë ta sfidojë pjellën e tij politike të neokomunizmit që ne e quajmë demokraci. Për ironi të fatit arriti të sfidojë ish sekretarin e tij të partisë I cili prej më shumë se një muaji ka nisur një tur kombëtar. Një tur kombëtar I cili synon marrjen e forcës politike të cilën vetë me akt trashëgimie ia la një të paafti. Nga ana tjetër arriti të sfidojë dhe trashëgimtarët politik të cilët janë në fronin e Kryeministrit dhe Presidentit të cilët për ironi të fatit në ditën e çlirimit shkuan të ndarë dhe në armiqësi me njëri –tjetrin. Në fakt Enver Hoxha bashkoi çdo skaj të kesaj politike që ne sot gëzojmë. Arriti që të dyja palët të kthejnë vëmendjen dhe ti japin peshë në debatin publik një figure e cila në teori është bërë lanet nga klasa politike shqiptare por që në fakt sa herë përmendet apo del në pah përbashkon me argumenta pro dhe kundër duke mos marrë absolutisht asnjë nismë apo iniciativë ligjore për ta dënuar apo ç’rrenjosur këtë të fundit. Në rast se do të shikoni historinë 30-vjeçare të pluralizmit politik “kundërshatrët” apo pasardhësit e ish Partisë së Punës dalin dhe dënojnë figurën, veprën dhe padyshim gjithçka ka të bëj me Enver Hoxhën dhe komunizmin por për asnjë moment asnjë çast të vetëm dhe pse kanë pasur pushtet dhe të drejtë vendimmarrëse për ta zhbërë me ligj figurën e Enver Hoxhës dhe trashëgiminë historike të komunizmit për asnjë moment nuk e kanë bërë me dakordësi të plotë. Duket sikur ironia e fatit e ka bërë diktatorin një figurë përbashkuese sa herë duhet për të zhbërë problemet që u dalin sheshit bijve të tij politik. E ku kishte më mirë se sa 28 Nëntori një datë krenarie për shqiptarët, ku kishte më mirë se sa 29 Nëntori një datë përkujtimi I luftës së shqiptarëve për liri dhe çlirimi nga malarja nazifashiste ku kontributor nuk kanë qenë padyshim vetëm komunistët por ideali I një populli për të pasur një Shqipëri të lirë e të mosvarur për politikën nuk kishte më mirë pasi Foltorja ka krijuar një disbalancë të madhe në perceptimin publik në raport me opozitën zyrtare dhe mazhorancën përballë ish sekretarit të partisë së Enver Hoxhës. Me sa duket bijtë iu falën atit politik edhe njëherë për të shpëtuar nga lufta e brendshme për pushtet dhe I dhanë atij edhe njëherë tjetër protagonizmin për të qenë tabelë qitje për problemet të cilat fundja nuk janë shkaktuar nga ai. Enver Hoxha është I skalitur si një diktator I cili I la Shqiprisë pasoja të parikuperueshme. I la Shqipërisë trashëgimi gjakatare dhe vrastare në mënyrën e të bërit politikë. Enver Hoxha është një figurë historike që ka legjetimuar eleminimin politik të kundërshtarit dhe ku ka më mirë sesa pikërisht figura e atij që I bëri luftën atyre që luftuan për Shqipërinë në një klasë politike e cila është kryekput trashëgimtare gjenetike e modelit të Enver Hoxhës.