Shefja e departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka treguar që shumë shpejt në Shqipëri do të vijë edhe vaksina Johnson & Johnson kundër COVID-19.
“Ne në vendin tonë kemi larmishmëri vaksinash. Shumë shpejt pritet të vijë edhe Johnson & Johnson”- tha Bino në Top News.
Nga ana tjetër i Dërguari Special i OBSH-së dr. David Nabarro e ka quajtur të padrejtë që shtetet e pasura kanë arritur të sigurojnë më shumë vaskina se sa shtetet e varfëra. Duke marrë parasysh që kanë sigurar më shumë seç duhet vaksinat kanë kaluar nga afati i skadencës dhe këto shtetet detyrohet që t’i asgjesojnë vaskinat duke u djegur mundësinë shteteve të tjera me ekonomi më të dobët të mos kenë vaskina për popullin e tyre.
Kujtjmë që deri më tani në Shqipëri janë aplikuar vaksinat Pfizer, Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik V.