Fushë Krujë/informacion paraprak
Më datë 01.12.2021., rreth orës 12:20 në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin Sh. K., 65 vjeç., ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. Ll., 70 vjeç i cili udhëtonte me bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.