Rruga e Arbrit nga Tirana deri në Klos u hap vetëm dy ditë më parë, segmenti tjetër nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit po vijon të degradohet. Edhe pse ky lot është përfunduar si trase që në vitin 2012, ai nuk është vënë kurrë në funksion, por ç’është më e keqja rruga po degradohet çdo ditë e më shumë.
Një masiv i madh shkëmbor ka rënë në trasen e fshatit Plan i Bardhë duke e bllokuar totalisht atë. Banorët e zonës ndjehen të rrezikuar pasi lëvizin aty çdo ditë me bagëti. Banorët kërkojnë që të merren masa pasi ju rrezikohet jeta.
Po ashtu ky aks përdoret edhe nga subjekte që operojnë në zonë si dhe qytetar kureshtar për të vizituar Urën e Vashës. Nga ana tjetër firma e cila po ndërton rrugën e Arbrit nuk e ka marrë përsipër aksin Ura e Vashës – Qafa e Buallit për shkak të problemeve që janë në të.