Skuadra e Barcelonës ka mësuar një lajm të hidhur.

Sergi Roberto, vala e madhe e lëndimeve po vazhdon ta ndjekë skuadrën e Barcelonës, tashmë me një tjetër lojtar që i shtohet listës. Sipas raportimeve të ‘RAC1’, Sergi Roberto do t’i mungojë skuadrës së Barcelonës për 3-4 muaj.

Robeto nuk ka qenë pjesë kyçe e formacionit në fillimin e aventurës së Xavi, por gjithsesi vështirëson situatën, pasi minimizon opsionet për rotacion në formacion.