Komisioni i Venecias është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, përkatësisht komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. 

Sipas Venecias, amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane përderisa sigurohet funksionimi i gjyqësorit si i tillë. Zgjerimi do të garantonte barazi në ligj, ndërkohë që rezultatet e punës së deritanishme të kryer nga organet e vettingut tregojnë se duhet të finalizohet procesi për të vlerësuarit e mbetur”

Në raport thuhet se zgjerimi duhet të shoqërohet me një rritje të burimeve të organet e vettingut dhe racionalizim te procedurave të tyre.

Ishte Partia Socialiste e cila i kërkoi Komisionit të Venecias opinion për zgjatjen e organeve të vetingut, ndërkohë që një nismë të tillë e mbështet edhe ambasada amerikane dhe ambasada e BE-së. Edhe ONM ishte pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.

Socialistët kërkojnë që puna të vazhdoje deri në dhjetor të vitit 2024, për faktin se gjysma e trupës se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende ne Vetting.

Dokumenta bashkëngjitur

https://docs.google.com/gview?url=https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/cdl2021046-e-1-1-1638383342.pdf&embedded=true