Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksionin e djeshëm në Greqi ku u arrestuan 20 persona, mes të cilëve oficerë policie, zyrtarë e avokatë.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pajisnin kriminele shqiptare dhe të kombësive të tjera me identitet grek, kryesisht me emra nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Mediat në Greqi kanë publikuar edhe foton e komandantit që iu gjetën 320 mijë euro në një kasafortë, pas goditjes së grupit kriminal. Emri i tij, ashtu si në rastin e efektivëve të tjerë të policisë të përfshirë, nuk është bërë i ditur, por fotoja e tij është publikuar.
Banda e policëve pajisi me identitet të rremë edhe “të fortin” nga Delvina, Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, banues në Athinë, i cili u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkëshortes së tij në 16 nëntor.
Ai ishte dënuar më parë për një sasi kokaine në shtetit grek, ndërsa ishte akuzuar edhe për një vrasje për të cilën ishte shpallur i pafajshëm.
Për çdo dokument identifikimi paguheshin 30.000 euro, ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600.000 euro.