Ish presidenti i SHBA, Donald Trump, ka akuzuar Meghan Markle se ka përdorur statusin e saj mbretëror për të sulmuar familjen e bashkëshortit të Princit Harry.
Në një intervistë për “GB News”, Trump deklaroi se si Duka dhe Dukesha e Sussex-it vitet e fundit e kanë lënduar mbretëreshën Elizabeth.
“Unë nuk jam një fans i saj (Meghan Markle). Unë nuk isha nga dita e parë. Mendoj se Harry është përdorur tmerrëshisht dhe mendoj se një ditë do të pendohet”, tha ai për Nigel Farage, duke shtuar se Harry do të pendohet një ditë për veprimet e tij.
“Unë mendoj se Harry është përdorur tmerrësisht. Mendoj se kjo ka prishur marrëdhënien e tij me familjen e tij dhe kjo e lëndon Mbretëreshën.” Duke folur më shumë për dukeshën, ai shtoi: “Unë mendoj se ajo ka qenë shumë e pandershme ndaj Mbretëreshës, e cila është një grua kaq e madhe, një person kaq i mrekullueshëm, një person historik.
Unë mendoj se ajo nuk njeh respekt për familjen mbretërore dhe më e rëndësishmja për mbretëreshën”.
Sa i përket monarkes, Trump tha se ka respekt për të pasi dhe nëna e tij ishte gjithashtu nga Skocia.