Kategoria më pak e vaksinuar të rinjtë
Pavarësisht paralajmërimeve për penalizim të personave të pavaksinuar në qarkun e Elbasanit verehët një interes I ulët nga ana e qytetarëve për të marrë qoftë edhe një dozë të vaksinës anti covid. Në total që prej fillimit të vaksinimit në qark janë rreth 105 Mijë të vaksinuar.
Shefja e shërbimit epidemiologjik në qëndrën e Kujdesit Shëndetësor parësor në Elbasan konfirmon se interesi I qytetarëve për tu vaksinuar është shumë I ulët edhe pse numri I rasteve të të infektuarve vijon në rritje.
Kategoria e cila mban numrin më të ulët të të vaksinuarve janë të rinjtë sidomos studentët. Shkak për këtë sipas Hilës është fakti se auditorët në universitete tashmë e zhvillojnë mësimin e hapur dhe pa kërkuar certifikatë vaksinimi.
Që prej muajit Nëntor ka filluar edhe vaksinimi i adoleshentëve .
Në fund doktoreshë Erleta ka edhe një thirrje për të gjithë të pavaksinuarit.
Të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen kanë mundësi që të zgjedhin një prej vaksinave që janë aktualisht në vendin tonë.