Home AKTUALITET POLITIKË Rama nxjerr një anë të “mirë” të pandemisë: Nëse nuk do kishte...

Rama nxjerr një anë të “mirë” të pandemisë: Nëse nuk do kishte ndodhur kjo fatkeqësi, nuk do njihnit portalin ‘e-albania’

45

Kryeministri Edi Rama: Një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve është zvarritja e vjetër për të marrë shërbime në administratë. Por sot kemi të gjithë arsyet të besojmë objektivisht se në mos 100%, atëherë 90% kemi në dorë ta zgjidhim me pak vullnet të mirë dhe me gatishmërinë e qytetarëve për të bërë një ndryshim shumë të thjeshtë në këto marrëdhënie duke mos shkaur në zyra për të marrë shërbime por duke shfrytëzuar të gjithë sistemin e ri online.

Kini parasysh që sot ne kemi në dispozicionin tuaj 1209 shërbime që mund të merren nga telefoni apo kompjuteri. Janë 95% e shërbimeve publike që do të thotë që nuk është e nevojshme për të njohur njeri, nuk është e nevojshme për të pritur në rradhë. Kjo mund të duket çudit derisa ta provoni. Sot e-albania është emër i njohur për të gjithë edhe si pasojë e pandemisë ku një masë e madhe qytetarësh u detyruan të njiheshin me këtë shërbim. Nëse nuk do të kishte ndodhur kjo fatkeqësi është fakt se nuk do të njihej ekzistenca e portalit.