Policia ka shpallur në kërkim një shtetase 70-vjeçare V.M në Pogradec i cili vuan nga sëmundja e sklerozës dhe është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Kallëzimi është bërë nga bashkëshorti B.M i cili nuk ka asnjë dijeni për vendodhjen e saj.

Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetases V. M., 70 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj shtetasi B. M., se kjo shtetase e cila vuan nga sëmundja e sklerozës, është larguar nga banesa dhe nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.