Përmes një publikimi në LinkedIn, Bill Gates ka treguar interesin e tij mbi librat, që ka filluar që kur ishte i vogël, dhe ka treguar se kush ishin 5 librat e tij të preferuar të këtij viti.
Kur ishte fëmijë, ai tregon se ishte i fiksuar pas librave fantashkencorë, si trilogjia Foundation, ose të gjithë librat nga Edgar Rice Burroughs ose Robert Heinlen. Me kalimin e kohës, ai u bë gjithnjë e më tepër i interesuar në librat jo fanta-shkencorë, mirëpo në këtë periudhë të jetës ai tregoi se është rikthyer të lexojë llojet e librave që parapëlqente si fëmijë.
Më poshtë mund të ndiqni listën e librave të preferuar të Bill Gates për këtë vit:
A Thousand Brains: A New Theory of Intelligence (Jeff Hawkins)
Gates e përshkruan këtë libër si një ndër të vetmit që flet mjaft mirë për inteligjencën artificiale. Nëse ju jeni të interesuar për të mësuar më tepër rreth asaj që duhet për të krijuar një AI të vërtetë, atëherë ju duhet ta lexoni këtë libër me patjetër.
The Code Breaker: Jennifer Doudna, Gene Editing, and the Future of the Human Race (Walter Isaacson)
Në këtë libër flitet rreth sistemit editues të gjeneve, dhe Isaacson bën një punë shumë të mirë duke ngritur pyetjet kryesore etike rreth këtij fenomeni. Bill Gates ka njohuri në këtë fushë për shkak të punës së tij në fondacion.
Klara and the Sun (Kazuo Ishiguro)
“Unë e pëlqej një histori të mirë me robotë, dhe novela e Ishiguros rreth mikut artificial të një vajze të re nuk bën përjashtim” tha Gates. Dhe pse ngjarjet zhvillohen në një botë distopike, robotët shërbejnë si krijesa që shoqërojnë humanët në jetën e tyre të përditshme dhe bëhen miqtë e tyre.
Hamnet (Maggie O’Farrel)
Nëse ju e pëlqeni Sheakspeare, ju do ta pëlqeni këtë novelë prekëse për mënyrën se si jeta personale mund të ketë influencuar shkrimin e një prej veprave më të famshme.
Project Hail Mary (Andy Weir)
Andy Weir, i cili ka shkruar më parë dhe The Martian, flet në Project Hail Mary për një mësuese shkence në gjimnaz që zgjohet në një sistem tjetër diellor dhe nuk mban mend se si arriti atje.