Një situatë problematike raportohet nga Pylli i Sodës në Vlorë, aty ku eurozioni po gërryen gjithënjë e më shumë bregdetin, duke marrë me vete dhe qindra pisha.
Në vetëm 2 javët e fundit, deti ka hyrë mbi 10 metra në brendësi të pyllit të Sodës, ndërkohë pamja që ka siguruar Fax News është dramatike kur shikon qindra pemë të shkatërruara.
Shpeshherë ambientalistët kanë ngritur zërin duke kërkuar ndërtimin e barrierave mbrojtëse për të penguar eurozionin e mëtejshëm, por kërkesat e tyre mesa duket kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Eurozioni në qytetin e Vlorës po gllabëron dhjetëra hektarë tokë. Nga viti në vit, situata është përkeqësuar duke humbur rreth 50 m në total vijë paralele nga deti. Vetëm në dy javët e fundit ajo që ka ndodh është dhe më dramatike. Këto pemë që shikoni dhe kjo hapësire tokë ka humbur për vetëm dy javë përshkak të motit të kuq. Situata alarmante e eurozionit në këtë zonë është vënë në alarm shpeshherë nga ambientalistët të cilët kërkojnë ndërtimin e barrierave mbrojtëse për të ndaluar detit për të marrë më shumë tokë nga Pylli i Sodës. Në mungesë të investimit, ajo që ndodh sot është pikërisht humbja e dhjetëra hektarëvë. Banorët thonë se vetëm dy javë më parë, toka ka qenë 10 metra më tej. Janë qindra pisha të pyllit të Sodës që kanë humbur bashkë me tokën”, raportoi gazetarja e Fax News nga Vlora.