Simon Kjaer pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Xhenoas. Mbrojtësi doli me barelë dhe tizofët i druheshin një dëmtimi të rëndë.
Milani ka dalë me një komunikatë për shtyp lidhur me gjendjen e lojtarit. Kuqezinjtë kështu humbasin liderin e prapavijës në një sezon ku pritshmëritë janë të larta.
“Simon Kjaer ka kryer ndërhyrje në gjurin e majtë për rregullimin e ligamentit. Operacioni u krye në klinikën ‘La Madonina’, nga doktori Roberto Pozoni dhe doli me sukses. Kjaer është mirë dhe i motivuar për të nisur fazën e rikuperimit menjëherë. Kjo periudhë parashikohet të jetë rreth 6 muaj”.