Ditën e djeshme, 5 nëntor u publikuan rezultatet e para të testit të drogës për efektivët e policisë së 6 komisariateve në Tiranë. 11 policë kanë rezultuar se janë përdorues të drogës.
Behet me dije se numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë ka shkruar në 20.
Kjo nuk është një shifër zyrtare pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit, por Ora News mëson se efektivët kryesisht janë të patrullës së rendit. Nuk dihet ende se çfarë lënde narkotike kanë konsumuar.
Më 11 dhjetor pritet që të bëhet publikimi i të dhënave zyrtare nga Gledis Nano dhe priten largime nga detyra.
Disa nga efektivët që kanë rezultuar pozitivë nuk e kanë pranuar rezultatin dhe janë shprehur se do të ankimojnë testin sepse sipas tyre mund të ketë një gabim në rezultat.