Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Dijarbakir në Turqi.
Mediet vendase raportojnë se babai ka goditur m thikë dhe gërshëre gruan dhe 2 fëmijët.
40-vjeçari fillimisht ia nguli thikën 25 herë bashkëshortes së tij. Pasi e la në tokë duke menduar se e kishte vrarë, ai iu sul djalit 18-vjeçar duke i prerë fytin.
Fqinjët lajmëruan menjëherë policinë pas britmave që dëgjuan. Ekipet e emergjencës gjetën nënë 39 vjeç, dhe vajzën 15 vjeç të mbuluara me gjak. Ndërsa djali 18 vjeç ndërroi jetë në vendngjarje.
Mësohet se nëna dhe vajza ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij krimi të rëndë.