Eden Hazard është gjithnjë e më larg Real Madridit.
“Los Blancos” madje duket se e kanë vendosur edhe çmimin e kartonit të futbollistit belg.
Në fakt, mediumi britanik “The Mirror” raporton se “Los Blancos” i kërkojnë 24.5 milionë euro për ish-futbollistin e Chelseat.
Interesim për mesfushorin ofanziv kanë shfaqur klubet e Premierligës.
Kohëve të fundit në garë është futur Newcastle, i cili ra në duart e miliarderëve arabë.
Por, spekulohet gjithashtu për një rikthim të mundshëm të përfaqësuesit belg në Chelsea, aty ku e arriti kulmin e karrierës.
Në “Santiago Bernabeu” Hazard ka qenë dështim i madh, ndërsa e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë tek “Mbretërit”