COVID-19 I MERR JETËN 219 NJERËZVE NË QARKUN E ELBASANIT

Në fshatrat e thellë mungojnë qëndrat shëndetësore

219 persona kanë humbur jetën në qarkun e Elbasanit gjatë dy viteve të pandemisë si pasojë e komplokacioneve të shkaktuar nga Covid-19.Ishte drejtori I ISHP Elbasan I cili bëri një relacion në lidhje me vijueshmërin e situatës së pandemisë për qarkun e Elbasanit. Sipas Xhevahir Budanit problematika më e madhe vijon të jetë me mungesën e respektimit të masava anticovid nga qytetarët si dhe uljen e numrit të personave të vaksinuar.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar në prefekturën e Elbasanit ,ishte prefektja Majlinda Perriu e cila tërhoqi vëmendjen për mungesën e investimeve në disa qëndra shëndetësorë në qarkun e Elbasanit kryesisht ato në njësi administrative .

Sipas Perriut shumë prej tyre nuk janë funksionale dhe nuk ofrojnë shërbim për banorët . Lidhur me këtë Xhevahir Budani tha se mbulimi me staf mjeksor është në çdo fshat të qarkut po refuzoi të komentonte investimet e munguara me pretekstin se në pjesën më të madhe të fshatrave nuk ka më banorë.