Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, ka dalë sot nga spitali.

Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi. “Po është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.

Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe ngadalë po e merr veten.

Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin i cili iu kthye pas nëntë vjetësh.