Profesori i Universitetit të Tuscia, Dario Angeletti, u gjet i vrarë në makinën e tij në një parking në Tarquinia, në provincën e Viterbos në Itali.

Trupi i pajetë i 50-vjeçarit u gjet në vendin e shoferit, me rrip sigurimi të vendosur, nga një kalimtar i cili ngriti alarmin. Karabinierët kryen disa kontrolle, dhe dyshimet janë se vrasësi të ketë vepruar i vetëm.

Hetuesit zbuluan disa shenja frendimi dhe rrëshqitje të makinës së Angelettit në asfalt, që nuk përjashton mundësinë që ai të ketë parë vrasësin, dhe të ketë tentuar që tia mbath.

Viktima ishte një person i njohur në Tarquinia dhe në zonën e Viterbos, shkruan tgcom.

(E.K/Faxweb.al)