Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.
Siç njoftohet, sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Osmani do t`i bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, përshkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze.
Sipas presidencës, ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, ndërsa Presidentja e Kosovës do t’i bojktojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.