Danimarka ka vendosur kufizime të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të variantit Omicron.
Kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen deklaroi se nga 15 dhjetori do mbyllen shkollat fillore dhe nga mesnata e së premtes, do të mbyllen baret dhe restorantet.
Përveç kësaj, kryeministrja daneze iu bëri thirrje danezëve që të punojnë nga shtëpia.
Danimarka u bë vendi i parë në Evropë, e cila hoqi të gjitha kufizimet anti-Covid në 10 shtator, pasi 80% e popullsisë mbi 12 vjeç ishin të vaksinuar me të dyja dozat.
Kryeministrja Frederiksen ka thënë se qeveria do shmangte rivendosjen e kufizimeve, por javët e fundit rastet e reja kanë qenë në rritje dramatike.
Të mërkurën, Danimarka regjistroi mbi 6 600 raste të reja, shifra të cilat nuk ishin shënuar që në pikun e pandemisë në vitin 2020, edhe pse mbi 80% e popullsisë daneze është e vaksinuar kundër Covid-19.